Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali është pjesë e delegacionit që po shoqëron kryeministrin Edi Rama në Samitin e Berlinit.

Përmes një fotoje të veçantë, ku tregohet momenti i takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, Spiropali shpreh mbresat që i ka lënë ky takim.

Ajo thotë se ka mbetur e habitur për njohuritë deri në detaje që zonja Merkel kishte për situatën në Shqipëri dhe Rajonin tonë.

STATUSI I PLOTE
Ndaj me ju këtë foto nga takimi i Kryeministrit me Kancelaren Merkel të cilën pata fatin ta takoj dhe ta dëgjoj nga afër me interes të madh, shumë e mbresuar nga qartësia dhe njohuria e saj deri në detaje mbi situatën në Shqipëri dhe proceset në rajon????

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb