Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali ka publikuar një foto me shkrimtarin e njohur, Ismail Kadare dhe bashkëshorten e tij, Helena Kadare.
Në mesazhin e saj, ministrja e quan Ismail Kadarenë si gjeni, për të cilin asnjë mundim nuk është i kotë dhe asnjë shpresë nuk është e parealizueshme për një Shqipëri europiane.
“Me një Gjeni dhe një Zonjë të kësaj lartësie asnjë mundim nuk është i kotë, asnjë lodhje nuk është e tepërt, asnjë shpresë nuk është e parealizueshme për një Shqipëri europiane, të begatë dhe të qytetëruar”, shprehet ajo.
(d.xh/Balkanweb)