TIRANE

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas përplasjes mes Kryeministrisë dhe Presidencës, në lidhje me projektin e ’Unazës së Madhe’. Përmes një postimi në Twitter, Spiropali shkruan se Presidenca do ta vuajë dështimin njësoj si PD dhe LSI.

’Jo veç në mllef dhe në dëshirën për rrëmujë,po edhe në zëdhënie Presidenca është e ngjashme si pikat e ujit me simotrën PD dhe sigruan LSI! Po çarçafët e katranit me bojë i ka më të gjatë dhe padurimin për protestë më të dukshëm.Ah po, edhe dështimin e radhës njësoj do ta vuajnë!’, shkruan ajo.

Elisa
Elisa

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb