Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u prit sot në një audiencë të veçantë në Vatikan nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.
Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali ka ndarë detaje nga momentet e audiencës me Papa Françeskun, duke vlerësuar rolin e Atit të Shenjtë në promovimin e vlerave të humanizmit, por edhe për dashurinë e tij për vendin tonë..
Postimi në rrjetet sociale
Sot pata nderin e rrallë dhe kënaqësinë e jashtëzakonshme të pritem në audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku. Krahas mirënjohjes për këtë takim të paharruar, i shpreha Shenjtërisë së Tij falënderim të thellë për kontributin e paçmuar që ka dhënë në mbrojtjen dhe lartësimin e vlerave të humanizmit, solidaritetit, drejtësisë shoqërore e paqes, për dashurinë e Tij për Shqipërinë, e cila i ka dhënë botës Shën Terezën, për bekimin e 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare, për kujdesin e veçantë për besimtarët dhe bashkëjetesën e tolerancën fetare në vendin tonë, të cilën Ati i Shenjtë e ka vlerësuar “Një trashëgimi historike e njerëzimit”.🙏
Papa Françesku më 21 shtator 2014 vizitoi Tiranën ku vlerësoi tolerancën fetare në Shqipëri. Shqipëria, përsëriti disa herë Ati i Shenjtë, “dëshmon se bashkëjetesa është e mundur”. Kjo ishte vizita e tij të parë europiane që nga fillimi i papnisë. Kjo ishte vizita e dytë e një Pape në Shqipëri pas asaj të Papa Gjon Pali II, më 25 prill 1993.
(BakanWeb)