TIRANE

Zëdhënësja e Qeverisë dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka akuzuar opozitën se po merr peng fakultetet duke iu referuar disa grupe studentësh që vijojnë ngujimin në fakultete.

Gjatë një deklarate për mediat, Spiropali tha se ajo që ka mbetur është një karikaturë e protestës me angazhimin e drejtpërdrejtë të PD, LSI dhe vetë Sali Berishës.

Pakti për Universitetin përfshin ulje të tarifave dhe transformim të godinave. Ne do bëjmë për Universitetin atë që nuk është bërë në 27 vite. Ajo që ka mbetur nga protesta është një karikaturë e protestës me angazhimin e drejtpërdrejtë të PD, LSI dhe vetë Sali Berishës, i cili është i angazhuar së bashku me disa segmente të vogla të Universitetit dhe të ushqyera ndër vite me tituj të pa merituar  dhe punësim të paturpshëm aty ku kanë rrjetet nepotike militante dhe klanore

Kjo është një shfaqje ekstreme e një opozite që nuk ka asnjë ide dhe lidership. Për fat të mirë pjesa më e madhe e fakulteteve janë çliruar nga këto grupe. Por pengmarrja është kthyer në plagë tek Juridiku. I bëj thirrje rektorit që t’i përgjigjet studentëve”- tha Spiropali.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb