TIRANË

Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër drejtuesit e opozitës,  Presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Me një shënim në “Twitter”, Spiropali thotë se koha për të pastruar pisllëkun e hedhur mbi Shqipërinë do të jetë data 30 qershor.

“Njëri i rrjedhur shkruan si vdiq badigardi i KM.Tjetri i akuzuar nuk paraqitet në prokurori.I treti bën cubin si komandant suprem.Ndërsa ajo hedh fall dhe lajmëron kataklizmonë!Koha për ta fshirë llumin e këtij filxhani e lëshuar ujin e drejtësisë mbi këtë pisllëk në 30QERSHOR”-shkruan Spiropali.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb