Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Ambasadorin e Bashkimit Evropian, z. Silvio Gonzato.

Ambasadori Gonzato theksoi përparimet e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe nënvizoi angazhimin e Delegacionit për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me Kuvendin. Ai theksoi rëndësinë e përfshirjes gjithëpërfshirëse në procesin e integrimit europian, si një mjet për transformimin e shoqërisë shqiptare.

Nga ana e saj, Spiropali vlerësoi ndihmën e Delegacionit të BE-së në përshpejtimin e procesit të integrimit dhe e theksoi prioritetin e Kuvendit në udhëheqjen e këtij procesi. Ajo theksoi se Kuvendi, si garantues i legjitimitetit demokratik, ka marrë një rol të rëndësishëm në zbatimin e ligjit të ri që rregullon rolin e Kuvendit në procesin e integrimit, duke forcuar mbikëqyrjen e institucioneve të përfshira në këtë proces.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Spiropali, gjatë takimit shprehu gjithashtu disa nga prioritetet e sesionit të ri parlamentar, duke përfshirë mbështetjen për dialogun politik ndërmjet grupeve parlamentare për reforma, mbështetjen për institucione të pavarura si mbrojtës të interesit publik, luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, mbështetjen për komisionet hetimore dhe të posaçme, dhe modernizimin e shërbimeve parlamentare për të ndihmuar deputetët.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: