Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me Drejtorin e Programit për Shqipërinë, të Institutit Republikan Ndërkombëtar, John Fluharty.

Spiropali shprehu vlerësim për punën që Instituti Republikan Ndërkombëtar ka bërë për të ndikuar në forcimin e demokracisë

“Për t’u vlerësuar puna që ekipi i IRI-t ka bërë, për të ndikuar në forcimin e demokracisë dhe qeverisjes së mirë qendrore dhe vendore, si dhe rritjen e kapaciteteve të partive politike”, shkroi Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb