Kryeparlamentarja Spiropali takime me ambasadoret Vasilika Hysi dhe Besiana Kadare: Intensifikimi i bashkëpunimit të Kuvendit me OKB dhe agjencitë e saj

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot znj. Vasilika Hysi, Përfaqësuese e Përhershme e Shqipërisë në Misionin pranë OKB-së në Gjenevë, dhe znj. Besiana Kadare, Ambasadore e Shqipërisë në UNESCO.

Gjatë këtyre takimeve Kryetarja Spiropali diskutoi me ambasadoret mbi bashkëpunimin për përmirësimin e raportimeve të Shqipërisë në OKB, në organizatat ndërkombëtare me seli në Gjenevë si edhe mbi bashkëpunimin me UNESCO-n për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fuqizimin e rolit të Shqipërisë në këtë agjenci të OKB-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb