TIRANE

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali e përfshirë në replika me ish-kryeministrin Sali Berisha për ngjarjen e rëndë të përdhunimit të minorenes në Kavajë, thotë se i ka shkuar në zyrë gjyshi i vajzës. Përmes një videoje të postuar në Facebook, Spiropali thotë se është e trishtë që një vajzë e mitur të bëhet shënjestër e politikës dhe medias.

“Po shkatërrojnë çdo rrugë rikthimi të saj në rrugë normale…Gjyshi i vajzës më tregoi se si e vogla po tretet para syve të tyre, se si nuk kapërcen dot pragun e shtëpisë nga tmerri i zhurmës rreth saj, se si familja kërkon vetëm një gjë sot, drejtësi dhe të drejtën për tu lënë rehat në dhimbjen e vetë”,- shprehet ajo.

Prandaj në emër të tij, ministrja bën thirrje ta lënë të miturin në privatësinë e saj.

Spiropali i drejtohet ndër të tjera me fjalën “monstër” ish-kryeministrit Berisha dhe e fton të merret me të e të lërë të qetë vajzën e mitur e familjen e saj.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb