Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Elisa Spiropali ka uruar të gjithë shqiptarët për Krishtlindje.
Spiropali shprehet se Krishti na tregon se as fuqia dhe as paraja nuk janë gjërat më të rëndësishme në jetë. Ajo shton se Krishti na mëson se gjëja më e rëndësishme është dashuria e madhe njerëzore, e cila nuk shteron.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, urim me rastin e Krishtlindjeve
“Krishti, Princi i Paqes dhe i Dashurisë, me shembullin e Tij na tregon se as sundimi, as fuqia, as pushteti, as pasuria, por dashuria është forca më e madhe njerëzore, e cila nuk shteron kurrë, i jep vlerë jetës sonë dhe është e vetmja rrugë drejt së mirës, së drejtës, së vërtetës, besimit dhe shpresës. Gëzuar Krishtlindjen, të gjithë besimtarëve, të gjithë shqiptarëve!”
(Balkanweb)