Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rubrikën Sy më Sy në Facebook ndaj komentuesve që i vënë në dyshim zhvillimet në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri. Rama theksoi se, ndërsa kritikat për mungesën e ilaçeve si paracetamoli mund të kishin qenë të vërteta në të kaluarën, sot situata ka ndryshuar ndjeshëm, veçanërisht në spitalet e vendit.

Ai siguroi se programi qeverisës i Shqipërisë është i monitoruar dhe i mbështetur nga Bashkimi Europian, duke e cilësuar procesin si një mision që është në përputhje me synimin e Shqipërisë për të çuar flamurin shqiptar në Bashkimin Europian.

Rama, gjithashtu, përmendi që nuk bën video për të fyer askënd, por për të shprehur humor dhe tha se çdo veprim i tij është pjesë e një misioni të madh që kërkon përparim dhe integrim në BE. Ai theksoi se askush nuk mund të punojë në Europë pa pasur dokumentacionin e duhur dhe se pasaporta europiane është një element i rëndësishëm në këtë proces.

Edi Rama: Në zgjedhje fitojmë vetëm ne. Paracetamole e ilaçe nuk ka pasur dikur, por duket që nuk ke rënë në spital dhe shyqyr, e realiteti në spitale ka ndryshuar plotësisht. Programi ynë qeverisës ndiqet dhe monitorohet nga Bashkimi Europian. Dua t’ju them se pasaporta europiane nuk është mashtrim. Sot nuk punon me punë të ndershme në Europë, pa pasur letra. Unë s’bëj video bullizuese, por humor. Unë jam në një mision. Misioni im mbaron kur të çoj flamurin shqiptar në BE.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: