TIRANË- Në prag të këtij fundviti, me rastin e festave, Spitali Amerikan në bashkëpunim me organizatën humanitare “ Fundjavë Ndryshe” ka vizituar ditën e djeshme disa prej familjeve në nevojë që jetojnë në fshatin Krrabë.

Përfaqësues të Spitalit Amerikan, me ndihmën e stafit të “Fundjavë Ndryshe” ka realizuar shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe lodrave për fëmijët.

Të përzgjedhura kanë qenë disa prej familjeve në gjendje tejet të vështirë ekonomike. Në ditët e tjera në vazhdim, Spitali Amerikan do të vijojë të shpërndajë ndihma ushqimore dhe lodra me rastin e festave, në familjet e tjera në pamundësi ekonomike.

Të vendosur gjithnjë për t’u ardhur në ndihmë njerëzve dhe shtresave në nevojë, të pozicionuar krah organizatave, institucioneve dhe shoqatave me karakter human që operojnë në vend; Spitali Amerikan do të vazhdojë të jetë pjesë e nismave humanitare.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb