TIRANE

Spitali Amerikan çeli siparin e eventit më prestigjioz të mjekësinë bashkëkohore, Kongresin e IV Ndërkombëtar Multidisiplinor Mjekësor. Fillimin e kongresit e përshëndeti edhe ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Plejada e mbi 100 Profesorëve të shquar nga 25 vende të botës, i bashkohet kontributit të mjekëve më të mirë nga gjithë trevat shqiptare në eventin shkencor mjekësor më të spikatur të vitit, i cili do të mbahet në datat 1 -17 Nëntor 2018.

Ky Kongres  është  event madhor mjekesor qe organziohet nga spitali amerikan me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit, dhe partnerëve të tjerë.

“Përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë në kujdesin shëndetësor dhe sigurinë e pacientit”  është fokusi kryesor i këtij Kongresit.

Seanca Plenare do të fokusohet në “Tendencat e fundit në kirurgjinë mini-invazive”.

Kongresi do të promovojë kërkimin dhe cilësinë më të mirë në kujdesin shëndetësor dhe sigurinë e pacientit përmes 28 Seksioneve multidisiplinore klinike, Uorkshopeve, Simpoziumeve, Tavolinave të rrumbullakëta.Ato do të përfshijnë trajtimin mini-invaziv në specialitete të ndryshme kirurgjikale dhe jo kirurgjikale mjekësore dhe protokollet e trajtimit modern, aspekte të ndryshme të teknikave dhe strategjive inovative në kirurgjinë e kokës dhe qafës, kirurgji të përgjithshme, neurokirurgji, urologji, kirurgji ortopedike, kolorektale, kujdes intensiv dhe anestezi, imazheri e avancuar, mjekësi bërthamore dhe laborator; IVF dhe gjinekologji; dermatologji dhe mjekësinë estetike, mjekësinë interne, kardiologji, kardiokirurgji, kirurgji vaskulare, nefrologji, pediatri dhe neonatologji, etj.

Edhe këtë vit, janë të ftuar një numër i konsiderueshëm lektorësh që vijnë që nga Amerika, Evropa, Ballkani dhe Azia.

Profesorët e huaj shquar te cilët do të sjellin arritjet më të mira dhe inovative sot ne bote shprehin konsideratat me te larta për kongresin e Spitalit Amerikan.

“Jam pa fjale nga çmimi qe mora aty brenda, jam i mahnitur jo vetëm nga nderi qe mu be, por edhe nga bujaria e këtij kongresi dhe nga mirësia e vendit tuaj, nuk kam fjale ta përshkruaj”- tha Lindita Shosha.

“Jam i impresionuar me programin e këtij kongresi, ne po përballemi me shume sfida ne mjekësi sot, shikoj qe shume nga këto sfida janë adresuar pikërisht ne këtë kongres, ne programin e përkatësi si ne kirurgji apo ne mjekësinë e përgjithshme”- shprehet një profesor.

“Ne mendimin tim ky kongres është diçka shume po shume pozitiv, gjithashtu tregon qe spitali amerikan mbështet me te rinjtë ne fushën e mjekësisë”- thotë një tjetër profesor.

Nuk është thjesht një Kongres, është një festival i mjekësisë, një sfidë për zhvillimin e mjekësisë shqiptare e më gjerë.

Mbi 400 referime nga mjekë vendas e të huaj, do t’i ofrojnë botës akademike mjekësore shqiptare inovacioneve më të arrira dhe risitë e fundit në mjekësi, përgjatë tri ditëve të këtij Kongresi.

Diskutime interaktive, shkëmbime eksperiencash dhe përvojash, ftojnë lektorët më të mirë shqiptarë e të huaj të ndajnë risitë mjekësore me mjekët dhe infermierët vendas e të huaj.

Ne kuader te Kongresit,  tre studente ekselente te mjekësisë pasi kane konkurruar,  ne baze te meritës kane përfituar bursa ne vlere monetare ofruar nga Spitali Amerikan

Kongresi ka vlerësuar me certifikata mirënjohjeje edhe eminenca te mjekësisë botërore por edhe shqiptare si doktor Flamur Tartarin, kirurg pranë spitalit amerikan, i cili u nda nga jeta pak kohe me parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: