Janë familjarë që presin jashtë dyerve të Reanimacionit për të blerë ujë, pampersa, ilace, cfarëdo lloj sendi që infermieri t’ua kërkojë në çast. Janë të afërm të pacientëve që ndodhen në çaste kritike për jetën në Reanimacion të cilët flenë në ambientet e spitalit ku dhe ‘jetojnë’ ditët në pritje te shërimit të tyre.
Pamje shokuese nga ambientet e Spitalit Ushtarak në Tiranë janë përcjellë përmes një video amatore që është hedhur në një nga portalet online. Duken filmime që nuk i përkasin këtij realiteti të Shqiperise se shekullit te XXI, por realisht bëhet fjalë pikërisht për situatën sot në spitalet tona shtetërore.

Disa njerëz qëndrojnë të shtrirë përtokë dhe mbuluar me batanije në hollin para se të hysh në repartin e Reanimacionit në Spitalin Ushtarak, ndërsa pak prej tyre u ka ndihur fati, për të kaluar natën në stolat e vendosur në korridor.

Në diçiturën që shoqëron videon, është postuar komenti, ku shkruhet se bëhet fjalë për familjarë të pacientëve që e kalojnë natën para dyerve të Reanimacionit, në pritje të thirrjeve nga infermierët për të blerë letra, ujë, kos, pampersa etj.!”

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: