Timo Werner konsiderohet si një nga talentet më të rëndësishëm që ka prodhuar futbolli gjerman vitet e fundit, por në asnjë moment sulmuesi i RB Leipzig nuk ka bërë hapin e madh. Në gjermani është krijuar një traditë që lojtarin më të mirë e merr gjithnjë Bayern Munich, fundja të konkurrosh Bayern në aspektin financiar është shumë e vështirë.

Timo
Timo

Prej kohësh është folur se Werner do të jetë zëvendësuesi i Robert Lewandowskit por “SportBild” ka një tjetër version. Sipas të përditshmes gjermane, Werner nuk është një objektiv i Bayern, me bavarezët të cilët do të vijojnë ti besojë sulmuesit polak.

Në këto kushte në skenë del B.Dortmund me verdhezinjtë të cilët i kanë ofruar Wernerit një rol si protagonist absolut. Sulmuesi i përfaqësueses gjermane nuk po kalon një sezon të mirë këtë vit teksa në 22 ndeshje ka shënuar 11 gola.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb