Volejbolli, bota e sportit në Shqipëri është në zi pasi Vangjel Koja ndërron jetë në moshën 91-vjeçare. Koja, ose siç njihej ndryshe si “babai” i volejbollit ishte një nga figurat me të shquara të këtij sporti.

Ish sportisti universal si atlet, basketbollist dhe volejbollist, kulmin e karrierës sportive e kishte si trajner i Dinamos në volejboll për meshkuj, ku vendosi diktatin e tij te kjo skuadër, kampione absolute në vitet ’70-’90 dhe ku arriti të hynte mes 4 më të mirave në Evropë.

461320169 10232989287184358 4559444160371305025 N
461320169 10232989287184358 4559444160371305025 N

Koja ka dhënë një kontribut të madh edhe si trajner i ekipit Kombëtar në volejboll, praktikisht të gjithë jetën e tij e vendosi në dispozicion të sportit. Ndarja nga jeta e Vangjel Kojës është një humbje e madhe për sportin shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb