Revista “Forbes” ka shpallur listën e personazheve sportive më të paguara në botë për vitin 2018.

I pari është shpallur boksieri amerikan, Floid Mejuedher, i cili ka arkëtuar gjatë 2018-ës plot 315 milionë euro.

Pas tij podiumi plotësohet nga dy prej futbollistëve që kanë shkruar epokën e futbollit në 10 vitet e fundit.

Lionel Mesi pozicionohet i dyti me 98.7 milionë euro, ndërsa Kristiano Ronaldo me 94.57 milionë euro të arkëtuara mes pagës te “Juventusit”, sponsorit kryesor “Nike” dhe sponsorëve të tjerë që përmbledh imazhi i tij.

Gjithsesi, kjo revistë nënvizon se transferimi te bardhezinjtë në Itali mund ta bëjë edhe më të pasur sulmuesin portugez.

Kjo për arsyen se CR7 sapo ka lidhur katër kontrata të reja me sponsorë italianë dhe parashikimet për vitin 2019 janë që nëse Lionel Mesi “nuk lëviz”, ndërsa “juventini” jo vetëm do të marrë vendin e dytë, por pritet që të thyejë edhe barrierën e 100 ose 110 milionë eurove vjetore të arkëtuara në një vit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb