BRAZIL

Kjo nuk është një nga periudhat më të mira për Mercelon. Futbollisti i njohur brazilian u përjashtua nga formacioni i kombëtares së tij, e cila është e angazhuar me Kupën e Amerikës.

Jo shumë i mirë ka qenë dhe performanca e tij gjatë sezonit të kaluar me Real Madrid. Së fundmi futbollisti i njohur gjatë një kontrolli policor rutinë me makinë nuk ka pranuar të bëj testin e alkoolit.

Dhe sipas mediave braziliane kjo ka qenë arsyeja që futbollistit i është marr patenta për një vit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: