VAU I DEJES

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare ‘Don Martin Trushi’ në fshatin Stajkë të bashkisë Vau Dejes kanë bojkotuar procesin mësimor pasi nuk pranojnë të ngrohen me gaz.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ’BalkanWeb” se kjo shkollë është ndërtuar para një viti dhe ka sistemin e kaldajës me naftë. Kaldajat nuk mund të vihen në funksion për shkak se automati i shkollës është me një faze dhe nevojitet tre fazor për ta përballuar ngarkesën e kaldajave bën të ditur drejtoresha e shkollës, Violeta Malaj.

Sipas saj, OSHEE ka marrë përsipër që ta zëvendësoje automatin, por për këtë bashkia Vau Dejes duhet të  paguaj një fature prej afro 250 mije lekësh të vjetra qe ende nuk e ka paguar.

Nxënësit dhe prindërit dorëzuan në shkollë një peticion, ndërsa shprehen se bojkoti i mësimit do vijojë derisa të sigurohet ngrohja ne ketë shkolle me kaldajë duke qene se gazi është i dëmshëm.

Duke marrë shkas nga kjo situatë kryetari i Bashkisë Vau Dejes Zef Hila dhe drejtori i DAR Shkodër Kadri Ymeri kanë inspektuar nga afër shkollën, ndërsa janë takuar aty me prindër dhe mësues. Bashkia Vau Dejes i ka dërguar një shkresë OSHEE, për lidhjen e trefazore që ve në punë kaldajën, edhe pse një shqetësim i tille nuk është ngritur më parë nga drejtoria e shkollës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb