Nga: Znj.Vjollca

SPRING ROLLS VIETNAMEZE (Byreçka)

300 gr karkaleca

150 gr pançetë

100 gr qepë të njoma

Kripë

Piper te zi

Vaj për skuqje

Petë orizi të gatshme

Fillimisht pastrojmë karkalecat nga bishtat duke lënë vetëm pjesën e tultë si dhe marinojmë pançetën me kripë dhe piper. Petët e orizit të gatshme (të cilat mund ti gjejmë pranë dyqaneve të frutave të thata) i vendosim në ujë të vakët për 30 sekonda. Pasi i kemi zbutur petët në ujë i mbushim fillimisht duke vendosur karkalecat më pas qepët e njoma të prera për së gjati dhe pançetën e pagatuar. E rrotullojmë petën dy herë duke mbledhur të dyja anët në qendër dhe më pas e rrotullojmë deri në fund. Kështu vazhdojmë me të gjitha petët e tjera dhe më pas i vendosim të skuqen në tigan me vaj të nxehur.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: