Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, i dërgoi një mesazh ngushëllimi, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, pas tërmetit tragjik me pasoja katastrofike dhe me të paktën 18 viktima.

“Me trishtim të thellë mësova për tërmetin shkatërrimtar në vendin Tuaj, me pasojë të humbjes të jetëve dhe qindra persona të lënduar.

Në këto momente të një sprove të vështirë për popullin shqiptar, doja të përcillja në emrin tim personal dhe të Rumanisë, ngushëllime familjeve të viktimave dhe urime për shërim sa më të shpejtë për të lënduarit”, shkruhet në mesazhin e Presidentit të Rumanisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb