MOSKË

Media zyrtare ruse “Sputnik” ka shkruar në lidhje me ushtarët shqiptarë që kanë kaluar në Kosovë, së bashku me forcat aleate të NATO-s. “Sputnik” citon “Blic”-in serb në raportimin e saj, ndërsa shton edhe detaje interesante.

Gjithnjë sipas kësaj medie ruse, në veriun e Mitrovicës ishin 300 deri 500 ushtarë, ndërsa nuk munguan as ata me flamurin shqiptar, në kuadër të NATO-s. “Sputnik” thotë se përpos ushtarëve shqiptarë, në delegacionin e NATO-s kishte edhe ushtarë malazezë.

  • foto galeri

Duke cituar një burim diplomatik serb, media ruse thotë se ushtarët shqiptarë dhe ata malazezë duket se “kanë pasur bashkëpunim” dhe veprimet e tyre janë koordinuar nga NATO dhe organizmat e tjerë ndërkombëtarë.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: