Prej disa ditësh në BalkanWeb ka nisur një sondazh për zgjedhjet lokale. Sondazhi përfshin 15 nga 61 bashkitë dhe ka vetëm një kufizim, nga një IP mund të votohet vetëm një herë. Nga rezultatet e deritanishme, del që votuesit e Partisë Demokratike kanë qenë shumë më të interesuar për të marrë pjesë në sondazh. Kjo sjell shqetësimin se mund të mos përftojmë një rezultat të qartë, pavarësisht se këto lloj matjesh nuk bazohen në metodologji shkencore dhe si rrjedhim gabimi mund të jetë i madh.

Në përgjithësi sondazhet e BalkanWeb, pavarësisht metodologjisë, kanë shprehur prirjen e publikut. Kjo ndodhi edhe në 2013, kur pjesëmarrësit në sondazhin e detajuar nxorën fituese të majtën.

Ajo që bie në sy në këtë sondazh, është se ka një mospërputhje në Tirane. Tek sondazhi i veçantë për Bashkinë e Tiranës, ka më shumë vota nga e majta, ndërsa tek sondazhi i përgjithshëm, ka më pak. Kjo ndoshta ndodh sepse pjesëmarrësit e majtë në sondazh nuk e dinë ose nuk zgjedhin të votojnë për të gjitha bashkitë. Domethënë, pavarësisht qytetit ku voton, ke të drejtën të japësh një klikim-votë edhe për bashkitë e tjera të vendit në favor të kandidatit të preferuar.

Për ata lexues, të majtë ose të djathtë, që ankohen se nuk u merret vota që hedhin, duhet të sqarojmë se kjo ndodh vetëm në rastin kur vota e tyre vjen nga e njëjtë IP që është përdorur më parë nga dikush tjetër për të votuar. Nuk ka truke, hile apo ndikim njerëzor në sondazh. Gjithçka i përket programit.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: