GJENEVË-Zvicra autorizoi sot ekstradimin drejt Bosnje dhe jo drejt Serbisë, të Naser Oric, ish-komandant i trupave myslimane të Srebrenicës gjatë luftës ndërkomunitare në vitet 1992-95, kërkuar nga dy vendet për krime lufte.

“Zyra federale e drejtësisë (OFJ) autorizoi sot, në kuadër të një procedure të thjeshtë, ekstradimin e Naser Oric drejt Bosnje-Hercegovinës”, njoftoi ajo në një komunikatë.

Data e dorëzimit të Oric, 48 vjeç, u mbajt sekret për shkaqe sigurie.

Naser Oric ishte arrestuar më 10 qershor në Thonex, në kantonin e Gjenevës. Serbia kërkonte ekstradimin e tij pas dyshimeve për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ky vendim i drejtësisë zvicerane u përshëndet menjëherë nga anëtari mysliman i presidencës kolegjiale (serbe, myslimane, kroate) të Bosnjes, Bakir Izetbegovic.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: