Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ishte sot e pranishme në takimin me krerët e institucioneve të pavarura. Vetë ministrja Spiropali ka njoftuar takimin përmes një postimi në facebook, ku shkruan se u diskutua mbi nevojën për të vijuar në mënyrë efikase bashkëpunimin mes këtyre institucioneve dhe ekzekutivit, për implementimin më të plotë të rekomandimeve

“Në takimin e rradhës me krerët e institucioneve të pavarura, me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Z. Sejko, Zv.Kryetaren e Kontrollit të Lartë të Shtetit Znj. Lati, si dhe Drejtorin e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Z. Koçi, diskutuam mbi nevojën për të vijuar në mënyrë efikase bashkëpunimin?mes këtyre institucioneve dhe ekzekutivit, për implementimin më të plotë të rekomandimeve” shkruan Spiropali

“Stabiliteti financiar i vendosur përmes politikave afatgjata dhe efikase si dhe përpjekjet e përbashkëta me qëllim rritjen e edukimit  financiar duke nisur nga nxënësit në shkolla shënuan edhe piketat e këtij takimi pune.”

Postimi i plotë:

Në takimin e rradhës me krerët e institucioneve të pavarura, me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Z. Sejko, Zv.Kryetaren e Kontrollit të Lartë të Shtetit Znj. Lati, si dhe Drejtorin e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Z. Koçi, diskutuam mbi nevojën për të vijuar në mënyrë efikase bashkëpunimin?mes këtyre institucioneve dhe ekzekutivit, për implementimin më të plotë të rekomandimeve.

✅ Stabiliteti financiar i vendosur përmes politikave afatgjata dhe efikase si dhe përpjekjet e përbashkëta me qëllim rritjen e edukimit ? financiar duke nisur nga nxënësit në shkolla shënuan ✍? edhe piketat e këtij takimi pune.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fespiropali%2Fposts%2F10158213835327926&width=500″ width=”500″ height=”808″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allow=”encrypted-media”></iframe>

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb