Stadiumi vjen era hudhër? Fajin e kanë parazitët. Duket e çuditshme, por kjo është masa e marrë nga punonjësit e “Etihad Stadium”, shtëpia e Mançester Sitit, për të ruajtur terrenin e lojës dhe për ta mbajtur fushën në gjendjen më të mirë të mundshme për Agueron me shokë. Përpara çdo ndeshjeje, punonjësit e spërkasin fushën me litra të tërë të një solucioni që nuk ka aromë të mirë, por që shërben për të larguar disa parazitë mikroskopikë që dëmtojnë rrënjën e barit.

Trajtimi ka në bazë hudhrën, që u përdor përpara ndeshjes së Champions League edhe kundër Borusias së Munshengladbahut, si dhe në “City Football Academy”, ku skuadra e Guardiolës stërvitet. Një metodë kjo që është eksperimentuar me sukses dhe nga kushërinjtë e Junajtidit, që vitin e kaluar u detyruan të përdornin një sprej specific për të larguar krimbat që kishin sulmuar fushën e “Old Trafford”-it.

Për lojën me mbajtje të gjatë të topit dhe pasime të shpejta së bashku me shpërthimet në sulm që Guardiola kërkon nga ekipi, terreni i lojës është thelbësor dhe përsa kohë skuadra fiton e dhuron spektakël, tifozët janë të gatshëm të kthehen në shtëpi me pak aromë hudhër me vete në bluzat e skuadrës së tyre të zemrës.
(J.Selimi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb