Kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu u mor në pyetje pasditen e së shtunës, për 5 orë nga policia për mbështetjen e tij të pretenduar për Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, PKK.

Imamoglu i ka cilësuar akuzat të pamoralshme dhe të pabaza.

“Akuzat e ngritura kundër meje janë krijuar për të minuar reputacionin dhe besueshmërinë time,” deklaroi më vonë Imamoglu.

Po gjatë pasdites së sotme, ka reaguar dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i cili ka akuzuar opozitën se po shkakton kaos me organizimet e protestave të cilat prej dy ditësh po zhvillohen në Stamboll.

“Duke filluar nga Stambolli, ata janë përpjekur të krijojnë kaos dhe tension në qytetet tona”, tha Erdogan.

“Ata sulmuan forcat tona të policisë dhe u përpoqën të kërcënojnë anëtarët e gjyqësorit tonë”, shtoi Erdogan, duke iu referuar përleshjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë që kanë ndodhur në disa qytete.

(Balkan Web)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb