STAMBOLL- Pjesëtarët e forcave të sigurisë të Turqisë kanë arrestuar tetë persona të dyshuar për lidhje me sulmin terrorist në klubin e natës në Ortaköy të Stambollit, i cili u krye në natën e Vitit të Ri dhe në të cilin u vranë 39 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Hetimi i udhëhequr nga Zyra për terrorizëm dhe krime të organizuara në Prokurorinë e Stambollit po vazhdon.

Ekipet e Departamentit për Luftimin e Terrorizmit në Stamboll kanë nisur një hetim pas arratisjes së terroristit që kreu sulmin. Personat e ndaluar janë duke dhënë dëshmitë e tyre në drejtorinë e policisë në Stamboll.

Në të njëjtën kohë është duke vijuar edhe shqyrtimi i videove të kamerave të vëzhgimit në afërsi të klubit të natës, ku po analizohen edhe detajet më të vogla që kanë kapur kamerat.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: