STAMBOLL- Një 20-vjeçar ka vrarë veten para godinës presidenciale në Stamboll, njoftoi sot agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency.

“Incidenti ndodhi në orën 13:00, sipas kohës lokale, në distriktin Sariyer, në pjesën evropiane të qytetit”, shtoi AA-ja.

Shefi i Prokurorisë Publike të Stambollit, Hadi Salihoglu tha në një deklaratë se 20-vjeçari i është vërsulur sigurimit duke kërkuar nga ata që të takojë presidentin Recep Tayyip Erdogan, ndërsa presidenti në atë moment nuk ka qenë brenda ndërtesës.

“Personi, akoma  i paidentifikuar, i ka thënë sigurimit ‘më ndihmoni të takoj Erdoganin’ dhe shtyu derën”, tha në deklaratën e tij Salihoglu. Mësohet se më pas, personi pastaj rrëmbeu një armë nga garda e sigurimit, për të qëlluar në drejtim të policisë dhe më pas drejt vetes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: