TURQI – Një imam i shquar uzbek, që ishte kritikues i qeverisë së Uzbekistanit dhe konsiderohej si islamist radikal, është vrarë në Stamboll. Shërbimi uzbek i Radios Evropa e Lirë, ka bërë me dije se imami qw njihej me emrin Shaykh Abdullah Bukhoroy, është qëlluar për vdekje në afërsi të shtëpisë së tij. Ai ka ndërruar jetë në një spital të Stambollit, shtatë orë pas sulmit.

Pas largimit të tij nga Uzbekistani, një dekadë më parë, imami kishte hapur një medrese në Stamboll. Në tetor, Shaykh Abdullah Bukhoroy kishte thënë se vartësit e tij në Uzbekistan po persekutohen dhe se ai vetë, ishte duke u kërkuar nga Shërbimi Kombëtar i Sigurimit në Uzbekistan. Në predikimet e tij, imami kishte mbrojtur militantët islamik kundër regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: