Humbja e pësuar në Majorka në javën e fundit të kampionatit, shoqëruar me parakalimin nga Barcelona në renditje, ka lënë vraga në shtëpinë e Real Madridit. Trajneri Zinedin Zidan luan gjithçka për gjithçka në sfidën kundër Real Madridit me synimin për të shpëtuar stolin e tij, që duhet pranuar se ka nisur të lëkundet që në miqësoret e verës!

Por me vetëm një pikë në dy ndeshje të luajtura në Champions League, etapa e radhës në Stamboll mund të jetë treni i fundit për Zinedin Zidan. “El Mundo Deportivo” raporton se nëse Real Madridi nuk mposht Gallatasarajin, fati i trajnerit do të jetë i shënuar. Për ta zëvendësuar atë, gazeta spanjolle nënvizon dy emra: Zhoze Murinjo dhe Maks Alegri. Florentino Perezit i mbetet vetëm të zgjedhë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb