Britania e Madhe humbet vlerësimin ‘AAA’ nga agjencia ‘Standard & Poor’s’, pas votimit për t’u larguar nga Bashkimi Evropian. Agjencia e njohur e vlerësimit e ka ulur notën e Londrës në “AA”, ndërsa parashikimet mbeten negative për shkak të paqartësisë që pason daljen nga BE-ja.

“Sipas opinionit tonë, ky rezultat është një ngjarje thelbësore, që do të çojë në një kuadër normativ më pak të parashikueshëm, më pak stabël dhe efikas”, është shprehur agjencia në raportin e saj. Ajo ka theksuar se edhe votimet e mundshme të Skocisë dhe Irlandës së Veriut për t’u larguar nga Britania e Madhe janë faktorë të tjerë të mungesës së stabilitetit.

Edhe “Moody’s” në ditët e shkuara e kishte ulur vlerësimin për borxhin britanik, duke e kaluar nga “stabël: në “negativ”, por pa e prekur vlerësimin në total për vendin. Ndërkohë “Standard & Poor’s” ka shkuar më tej, duke i dhënë fund një dite sërish negative në bursat ndërkombëtare, pothuajse në rënie të lirë prej së premtes së shkuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb