Charles Leclerc e ka nisur sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme. Vetëm gjashtë pikë në klasifikim dhe dy tërheqja nga 3 gara të mbajtura deri më tani janë një sinjal i qartë se ky edicion do jetë i vështirë për të dhe Ferrarin e tij.
“Është padyshim starti më i keq në jetën time. Jam shumë i inatosur, jam me vetëm gjashtë pikë në klasifikim. Tani nuk mendoj shumë për atë që mund të ofroj sezoni në të ardhmen, objektivi im kryesor për garat e radhës është të përfundoj garën dhe të kaloj vijën e finishit pa pasur penalitet apo ndonjë aksident. Më pas ideja është të përfitojmë nga momenti i mirë dhe të shohim para”, u shpreh Leclerc.
(BalkanWeb)