Në mbrëmjen e sotme do të nisë sezoni i ri i “Premier League” me Manchester United që do të sfidojë Leicester për 3 pikët e para të kampionatit.

“Djajtë” vijnë pas një merkato të vakët dhe me Mourinho-n tepër të zhgënjyer, duke thënë se me këtë ekip nuk mund të shkohet më shumë se ajo që bënë sezonin e kaluar. Ndryshe ëhstë situata te “dhelprat” që kanë shpenzuar 85 milionë euro në merkato, por mbetet për t’u parë nëse do përkthehen në rezultate.

Ndërkohë në prag të startit të kampionatit ka folur Pep Guardiola, trajneri i Manchester City-t, që ka deklaruar se nuk trembet nga fakti që janë skuadra favorite për të fituar.

“Kjo gjë ndodh gjithnjë me ekipet e mia, prej 9 vitesh dhe mua nuk më bën përshtypje më ky fakt. Edhe City ka 3 sezone që konsiderohet favorit me mua në krye, ndaj e nisim sezonin e ri të qetë”, u shpreh Guardiola.

Më tej, trajneri spanjoll shpreson që këtë vit të arrijë me Manchester City një triumf të trefishtë: Kampionat, Kupë dhe Champions, ndaj është gati për betejë. “Unë nuk kam asnjë objektiv për fundin e sezonit, objektivi i vetëm është fitorja dita e nesërme ndaj Arsenal dhe më pas do të jetë radha e ndeshjes ndaj Huddersfield. Unë i marr ndeshjet një e nga një, kemi luajtur mirë dhe kemi shansin që të përsëritim rezultatin e vjetshëm. Kemi shpenzuar pak këtë vit, pasi kemi një ekip të mirë dhe jam krenar për grupin që kam”, tha Guardiola.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb