Kukësi e ka nisur me fitore edicionin e ri të “Superligës” ndaj Kamzës në ndeshjen e luajtur në “Zeqir Ymeri”. Verilindorët nuk e patën të thjeshtë të gjenin rrugën e rrjetës, por një penallti iu dha atyre fitoren 1-0 kundër skuadrës së sapongjitur në elitën e futbollit shqiptar.

Në minutën e 62-të Alijev futet bukur në zonë por pengohet nga Neziri i cili për gjyqtarin ka shkaktuar penallti. Ekzekutimin e merr përsipër Elis Bakaj që nuk fal duke dërguar topin pas shpinës së portierit Halilaj.

Ndeshja e parë dhe Kukësi e nis me fitore mbrojtjen e titullit kampion ndaj Kamzës e cila edhe pse sapo është ngjitur nga Kategoria e Parë, premton shumë këtë sezon.

Kukësi-Kamza 16:00

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Hoxha, Imami, Zeqiri, Musolli, Shtubina, Bakaj, Krkotiç, Guri.

Trajner: Mlladen Milinkoviç

Kamza: Halilaj, Idrizaj, Lelis, Fushtar, Neziri, Arrabal, Zefi, Fukui, Mehmeti, Imeri, Plaku.

Trajner: Ramadan Ndreu

Gjyqtar: Kridens Meta

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb