Estonezët u njohën me lojën e futbollit nga marinarët anglezë në vitet e para të shekullit të 20-të, kur vendi ishte akoma pjesë e Perandorisë Ruse.

Ekipi kombëtar u formua pas luftës së pavarësisë (1918-1920).

Skuadra luajti ndeshjen e parë më 17 tetor 1920 në Helsinki, Finlandë, e cila përfundoi me një humbje 6-0. Federata Estoneze e Futbollit u themelua më 14 dhjetor 1921 dhe u lidh me FIFA-n në 1923.

Fitorja më e madhe e skuadrës erdhi më 26 korrik 1928, një sukses 6-0 kundër Lituanisë në Talin, ndërsa humbja e tyre më e thellë erdhi më 11 gusht 1922, 10-2 ndaj Finlandës.

Më 18 korrik 1940, ekipi luajti ndeshjen e fundit zyrtare si një komb i pavarur për më shumë se gjysmë shekulli.

Estonia ishte e pushtuar nga Bashkimi Sovjetik dhe nuk e rifitoi pavarësinë (si dhe mundësinë e një ekipi kombëtar futbolli) deri në vitin 1991.

Ndeshja e parë e Estonisë e njohur nga FIFA si një komb i pavarur pas ndarjes së Bashkimit Sovjetik, ishte kundër Sllovenisë në 3 qershor 1992, një barazim 1-1 në kryeqytetin estonez të Talinit.

Estonia nuk është kualifikuar kurrë në Kupën e Botës ose Kampionatin Europian.

Megjithatë, skuadra ka arritur në “play off”-et kualifikuese të “Euro 2012”, duke përfunduar e dyta në grupin e tyre kualifikues, përpara se të dilte kundër Irlandës për një ndeshje “play off”.

Estonia ka fituar 4 herë Kupën Baltike, e cila zhvillohet çdo dy vjet midis Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.

Vlera aktuale e të gjithë kombëtares është 8.53 milionë euro dhe renditen në vendin e 110-të në FIFA, ndërkohë që pak ditë më parë u mposhtën në një miqësore nga Argjentina 5-0, ku të pestë golat i shënoi Lionel Mesi./panoramasport

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb