Tirana është e vetmja skuadër, që Dinamo nuk ka mundur t’i shënojë deri tani në kampionat. Skuadra e trajnerit Daja u ka shënuar të gjithë kundërshtarëve të tjerë të Superiores, por jo bardhebluve. Ndeshja e fazës së parë me Tiranën përfundoi 0-0.

Blutë nuk kishin shënuar në fazën e parë as ndaj Egnatias dhe Bylisit, por realizuan në ndeshjet e fazës së dytë ndaj tyre. Ndeshje tjetër pa gola e “Nëndetëses” ishte edhe kjo e fundit ndaj Laçit, por kurbinasit janë mundur 2-1 në “Elbasan Arena” fazën e parë. Ndoshta ka ardhur momenti që Dinamo të shijojë edhe golin e parë ndaj Tiranës këtë sezon, por këtë do të tregojë fushë ditën e shtunë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb