Viti 2017 ishte sërish një nga më të nxehtit, duke u renditur si viti i dytë më i nxehtë nga NASA dhe i treti nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA)

Gjetjet vazhdojnë trendin e ngrohjes afatgjatë të planetit, sipas NASA-s. Një prirje që është e shtyrë kryesisht nga aktiviteti njerëzor përmes emetimeve të dioksidit të karbonit.

Viti më i nxehtë i regjistruar mbetet 2016, ndërsa 2015-a radhitet i dyti sipas NOAA dhe i treti sipas NASA-s, që do të thotë se më të nxehtit kanë qenë tre vitet e fundit.

Edhe pse 2017-a ishte një vit më i freskët në krahasim me vitin 2016, tendenca drejt një planeti më të ngrohtë nuk ka qenë kurrë më e qartë.

6 vitet më të nxehtë janë rregjistruar që nga viti 2010, që do të thotë se kemi një ngrohje globale të dukshme.

Sipas NASA-s, temperatura mesatare globale e tokës dhe oqeanit ishte 0.9 gradë Celcius mbi mesataren e shekullit 20.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb