Ndaj Skënderbeut, bardheblutë numërojnë vetëm 4 fitore në 15 vitet e fundit.
Nga 22 ndeshje të zhvilluara në stadiumin “Skënderbeu”, qartësisht është shumë në avantazh skuadra vendëse, e cila, nga 22 takime, ka fituar dhjetë, ka barazuar tetë dhe ka humbur katër prej tyre. Për të gjetur një fitore të Tiranës në Korçë, duhet të kthehemi pas në kohë, më saktë, më 10 prill 2022. Asokohe Tirana e Orges Shehit fitonte 4-0 ndaj korçarëve. Një trevitësh shterpësi ndaj Skënderbeut në transfertë, që përkthehet me mungesën e pikëve në renditje.