Treshja titullare e sulmit të Dinamos po bëhet e frikshme. Nga 18 gola që skuadra kryeqytetase ka shënuar në total në 12 ndeshje, 16 mbajnë firmën e tyre dhe konkretisht 6 herë ka shënuar Mandela dhe nga 5 herë Zabërgja dhe Bregu.

Të tre këta lojtarë kanë treguar një nivel të lartë në ndeshjen e djeshme me Elbasanin, edhe pse afrikani nuk shënoi. Bregu dhe Zabërgja duket se kanë më shumë “kimi” mes tyre, ndërsa Mandela mbetet gjithmonë një sulmues i rrezikshëm për mbrojtjet kundërshtare.

Nëse vazhdon me këtë ritëm, patjetër që Dinamo do të ketë tredhëmbëshin më të fortë sulmues të Superiores. Kundër Elbasanit për herë të parë në këtë sezon shënoi një lojtar që nuk është sulmues, Jorgo Meksi. Goli tjetër i bluve mban firmën e Lorenco Vilës në derbin me Partizanin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb