Dashje pa dashje, Dinamo i ka dhënë një “asist” jo të vogël Elbasanit për ndeshjen e së dielës, që do të luhet në “Elbasan Arena”. Jo vetëm për faktin që verdheblutë janë mysafirë në shtëpinë e tyre, por edhe në bazë të shifrave që flasin qartësisht në favor të ekipit të Roberto Bordin në stadiumin e vet.

Që nga krijimi i AF Elbasanit tri vite më parë, nuk ka koleksionuar asnjë humbje në ndeshjet zyrtare apo edhe miqësore në fushën e vet. Një tregues ky që verdheblutë e kanë kthyer në fortesë këtë stadium dhe me mbështetjen e madhe të tifozerisë kanë pasur një shtysë më shumë që të mos dalin asnjëherë të mundur. Mbetet për t’u parë, nëse edhe kundër Dinamos do të vijojë ky trend pozitiv, apo blutë do ta thyejnë këtë mit. Elbasanasit vijnë me një moral më të lartë, kur zbresin në “Elbasan Arena”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb