Me kthimin në Kat egorinë Superi ore prej sezonit 2018-2019, Tirana ka fituar dy tituj, një Superkupë, por Partizani vazhdon të jetë “macja e zezë” e bardhebluve. Jo vetëm të kuqtë, por një nga skuadrat më të vështira për Tiranën është edhe Teuta, me të cilën gjithmonë ka ngecur edhe pse ka fituar goxha takime.
TRIUMFET – Tirana ka një rezultat pozitiv dhe të plotë 100 përqind me tre skuadra, Shkumbinin, KS Lushnjën dhe KF Ilirinë. Me të tria ka fitore në çdo ndeshje. Me më shumë se 50 përqind të ndeshjeve fitore, Tirana ka ndaj Dinamos, Egnatias, Flamurtarit, Skënderbeut apo Kastriotit. Si numër, më shumë ka triumfe me ekipe të forta si Laçi, KS Kastrioti, FK Kukësi, KF Vllaznia, KF Skënderbeu apo KF Teuta. Me të gjitha këta kundërshtarë ka 10 ose më shumë fitore. Bardheblutë kanë më shumë barazime me Teutën, Skënderbeun, Partizanin dhe Bylisin, respektivisht, 10, 8, 8 dhe 7. Nga të mëdhatë, Tirana ka shumë qejf Dinamon, të cilës i merr më shumë se 2 pikë për ndeshje dhe Egnatias, 2 pikë për takim.
HUMBJET DHE PIKËT – Problemi i Tiranës janë dy skuadra. Partizani dhe Teuta. Duke mos llogaritur AF Elbasanin me të cilën ka vetëm një ndeshje, të kuqtë dhe djemtë e detit janë “macet e zeza” të 26 herë kampionëve. Bardheblutë kanë luajtur 25 takime me Partizanin, kanë fituar vetëm 6, kanë humbur 11 dhe kanë barazuar tetë prej tyre. Me Partizanin ka golaverazhin më të keq, -2. Po kështu, ekipi i Maganit merr më shumë se 1 pikë në takim me krahun tjetër kryeqytetas. Arritjen e fitoreve e ka 24 përqind. Me Teutën e ka 32.3 përqind, duke përfshirë edhe ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.
GOLAT – Portat më të lehta për Tiranën janë disa, ku skuadra bardheblu ka shënuar mbi 30 gola. Në krye është Teuta me 43, më pas Laçi e Skënderbeu me 38, Kukësi 36 dhe Vllaznia 31. Golavarazhin më të mirë ekipi kryeqytetas e mban me Kastriotin +23 gola dhe në vendin e dytë janë Skënderbeu dhe Egnatia.