Greqi
Një statujë e mbretit maqedonas Aleksandri i Madh pritet të ngrihet në Athinën Qendrore dhe çdo gjë po shkon sipas planit. Statuja është një vepër e skulptorit të shquar të shekullit të XX Yiannis Pappas (1913-2005), shkruan gazeta greke “Ekathimerini”.
Vendimi për vendosjen e një statuje të mbretit maqedonas në qendër të kryeqytetit u mor nga këshilli bashkiak i Athinës. Kostoja për instalimit të statujës së gjatë prej 3.5 metrash u mor përsipër nga familja e skulptorit. Aleksandri vdiq në vitin 323 para Krishtit pasi krijoi një perandori me shtrirje nga Greqia në Indi.
(d.xh/ BalkanWeb)