Statuja e tregtarit më të njohur në botë të skllevërve, Edward Colston, e hedhur në një lumë qershorin e kaluar në vazhdën e lëvizjes ”Black Lives Matter”, do të jetë në qendër të një ekspozite në Bristol.
“Statuja e Colstonit: Po më tej?” është një “ekspozitë e përkohshme që synon të hapë një diskutim të madh shoqëror për historinë tonë”, thotë kryetari laburist i bashkisë së Bristolit, Marvin Rees.
Më 7 qershor protestuesit kundër racizmit në qytetin anglez të Bristolit, rrëzuan statujën kontraverse të tregtarit të skllevërve, Edward Colston dhe më pas e hodhën në ujërat e lumit Avon gjatë manifestimit të lëvizjes ”Black Lives Matter”, e lindur pas vrasjes nga policia amerikane, në fund të majit 2020, të George Floyd, pjesë e komunitetit afro-amerikan.
Kjo ekspozitë do të jetë një mundësi për të mbledhur opinionet e banorëve për të ardhmen e statujës, përmes një sondazhi të hartuar nga komisioni “Ne jemi Bristoli”.