TIRANË– Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, në një interpelancë me përfaqësi  të minatorëve të zonave të Pogradecit, Librazhdit si dhe Përrenjasit tha se qeveria po harton një draft të konsoliduar.

Në fjalën e tij, Gjiknuri theksoi se vëmendja kryesore e politikave të hartuara kanë për qëllim mbylljen e grykave të hapura të minierave,  të cilat janë kthyer në pasoja për jetën e njerëzve.

Gjiknuri pohoi se statusi i minatorit është në diskutim e sipër, pasi sipas tij, po punohet për një zgjidhje të konsoliduar dhe jo siç ka ndodhur deri më sot. Ai në fund tha se shumë shpejt do të kemi edhe një interpelancë më minatorët nga e gjithë Shqipëria për të marrë në konsideratë opinionet dhe mendimet e tyre.

“Ne patjetër kemi forcuar autoritetin e kontrollit në miniera, sepse puna në miniera ka edhe aksidente. Pavarësisht se ne duam të shkojë mirë, por nuk duam që këto aksidente  të shfaqen për shkak të mungesës së rregullave manuale. Rritja e sigurisë në punë sjell  natyrisht edhe siguri për jetën e punonjësve. Praktikisht në për herë të parë ne 2013, adresuam disa probleme në minierat e braktisur, përkatësisht në Pogradec ka patur një tragjedi, ku disa banorë humbën jetën.

Në zonën e Librazhdit janë mbyllur 84 gryka të hapura minierash. Do të thotë që ne vit për vit do të adresojmë burime financiare  për trajtimin e kësaj çështjeje. Ne do të nxisim industrinë e përpunimit  metalor. Ne për statusin e minatorit jemi duke punuar më të gjitha sindikatat për të bërë një draft, sepse ne duhet të bëjmë një draft të detajuar, në mënyrë që të kemi zgjidhje tërësore. Kemi një draft të konsoliduar. Ky projekt do të bëhet me dije edhe me sindikatat, por pse jo edhe më një interpelancë tjetër. “- tha Gjiknuri.

Kujtojmë se minatorët nga e gjithë Shqipëria kanë shprehur vazhdimisht  shqetësimet e tyre  për statusin e munguar dhe për këtë kanë bërë përgjegjëse, të gjitha qeveritë pavarësisht krahut të qeverisjes.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb