“Nuk të kam votuar kurrë”! Kështu i shkruan një qytetar kryeministrit Edi Rama, i cili i kërkon ndihmë, pasi familja e tij me nënën invalide dhe vajzën 2 vjeçe ka tre muaj që është në errësirë, sepse nuk i bëjnë kontratën e dritave.

Në mesazhin drejtuar Ramës, qytetari shprehet se po vuan ndëshkimin për shkak të borxheve të pashlyera që ka vëllai i tij, ndonëse vetë ai nuk ka asnjë problem.

Mesazhet e qytetarit, i cili ndër të tjera e falënderon kryeministrin për zgjidhjen e problemit, janë publikuar nga vetë Rama, në faqen e tij në “Facebook”, teksa nuk mungon dhe përgjigjja e këtij të fundit.

Kreu i qeverisë i thotë qytetarit se “Më vjen shumë mirë që problemi u zgjidh. As nuk të pyeta për kë ke votuar, as nuk e ndoqa hallin që të më votosh mua, po sepse e bëj këtë me të gjithë edhe pse do doja të bëja shumë më tepër për të gjithë! Të jeni mirë familjarisht”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: