Gjatë momenteve të tensionit në Kuvend, ku opozita kishte bllokuar foltoren, Sekretari i Përgjithshëm i PD-Rithemelimit, Flamur Noka replikoi ashpër me drejtuesen e seancës Lindita Nikolla.

Noka iu drejtua kryeparlamentares me fjalët se po shkelte Kushtetutën dhe se do të mbante përgjegjësi personale.

Ndërkohë, Nikolla tha se Noka i ishte drejtuar me fjalë kërcënuese.

Po më kërcënon tani? Kërcënon kryetaren e Kuvendit. S’të vjen zor, je edhe burrë malësor. Turp të kesh, të të vijë zor nga vetja. Je i përjashtuar nga seanca”, tha Nikolla. “Ti mua nuk më kërcënon dot, as më intimidon dot, je i përjashtuar nga seanca, largohu nga punimet e Kuvendit”, vijoi më tej ajo.

Pas debateve, drejtuesja e seancës ndërpreu punimet e Kuvendit për 5 minuta, për herë të dytë radhazi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb