Biznesmeni Stefan Pinguli duke folur në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se ka shumë albanologë që janë lënë në harresë, ndërsa shtoi se është disi e turpshme që shqiptarët nuk vënë në dukje se komb i lashtë, ndërsa grekët njihen si të tillë.


“Shqiptarët janë të lashtë dhe kanë jetuar mes dy perandorish. Ne kemi qenë këtu kur kanë edhe grekët e lashtë. Kjo do të thotë se ne kemi bashkëjetuar me grekërit, më së paku jemi shkëmbyer me ta dhe për fat të keq nuk njihemi të lashtë si ata.


Ka albanologë kolosë, histori të pazbuluara dhe të vërteta që nuk iu vihen aq dritë. Do shpërndajmë informacion për shqipen, duhet sa më shumë sepse kështu e promovojmë. Gjuha barbare është e vërteta e shqipes”, deklaroi Pinguli.


(d.xh/ Balkanweb)