TRIPOLI- Ministri francez dhe ai gjerman i Punëve të Jashtme zhvilluan sot një vizitë në Libi për të mbështetur qeverinë e unionit me shpresën që të arrijë t’i jap fund kaosit në vend, ndërkohë që po rritet kërcënimi xhihadist.

Shefi gjerman i diplomacisë, Frank Walter Steinmeier dhe ai francez, Jean Marc Ayrault, do të takohen në Tripoli me kryeministrin e zgjedhur nga qeveria e unionit kombëtar, Fayez al Sarraj, në bazën detare ku është vendosur që prej ardhjes së tij në kryeqytetin libian më 30 mars.

Vizita e tyre ndjek atë të ministrit italian të Punëve të Jashtme, Paolo Gentiloni që ishte përgjegjësi i parë i lartë evropian që shkon në Tripoli që prej fillimit të dhunës në verën e vitit 2014.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: